Skriniar: Nuk ka më Inter të çmendur, por është Interi i Contes!

Qendërmbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, është rikthyer të flasë për ecurinë e zikaltrëve. Lojtari në një intervistë për “Tuttosport”, e thekson se tashmë është momenti për të marrë sa më shumë pikë dhe për të mos bërë gabime.

“Ky nuk është më Interi i çmendur. Ky është Interi i Antonio Contes. Këtë vit, Serie A është më e ekuilibruar se në sezonet e fundit. Ne jemi të lumtur që jemi të parët, por duhet të qëndrojmë atje deri në fund.

Kritikat? Të gjithë nuk do ta pëlqejnë lojën tonë, por për momentin është e rëndësishme që të fitojmë. Ne duhet të marrim pikë edhe duke luajtur keq. Tani duhet të përqendrohemi që të bëjmë sa më pak gabime që të jetë e mundur. Nëse ne do ta fitojmë Scudetton, do ta bëj tatuazh. Do të jetë një moment për t’u kujtuar gjithmonë”, përfundon Skriniar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?