Skuadra belge zgjedh golin e Mujës në Champions si më të bukurin për muajin tetor

Sezoni i ri ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Arbnor Mujën. Si fillim ftesa me Kombëtaren shqiptare dhe 2 paraqitje të mira në shtator, kundër Çekisë dhe Polonisë. Më pas 14 prezenca në kampionat dhe 4 gola të shënuar tek Antëerp në Belgjikë.

Tetori ishte një muaj shumë pozitiv, pasi Muja gjen golin e parë në grupet e Champions League, i pari edhe për ekipin në këtë kompeticion. Klubi belg, përmes faqes zyrtare në “Twitter”, ka përzgjedhur golin e Mujës si më të bukurin e muajit tetor.

Muja i shënoi Shakhtar Donetsk në ndeshjen e dytë në grup, pavarësisht se ukrainasit e përmbysën dhe fituan 3-2.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?