Skuadra e Alonsos vazhdon me pathyeshmërinë
Leverkusen vijon të bëjë mirë në kampionat. “Aspirinat” mundën 2-3 Hoffenheim në kampionat, duke vijuar me pathyeshmërinë.
Golat e Wirtz dhe Grimaldo vendosën ndeshjen në shinat e duhura, që në pjesën e parë. Vendasit barazuan shifrat me Stach dhe Weghorst në pjesën e dytë, por Grimaldo i dhuroi 3 pikë djemve të Alonsos.
Leverkusen kryeson kampionatin dhe mbetet një pretendente, të paktën për momentin. Në krahun tjetër, Hoffenheim është në zonën e Europës.