Skuadra e fundit në Premier League shokon Liverpoolin në “frymën e fundit”

Wolverhampton arriti një fitore dramatike 2-1 ndaj Liverpoolit në javën e 29-të të Premier League, në përballjen e zhvilluar në stadiumin Molineux Stadium.

Vendasit kaluan në avantazh pas një aksioni të ndërtuar me top të gjatë, që gjeti Arokodar në zonë. Ky i fundit asistoi për Rodrigo Gomez, i cili finalizoi saktë duke dërguar topin në rrjetë dhe duke ndezur festën në tribunat e “Molineux”.

Liverpool reagoi në minutën e 83-të. Mohamed Salah mori topin, depërtoi në zonë dhe me një goditje të saktë mposhti portierin vendas, duke rikthyer baraspeshën dhe duke rihapur sfidën në minutat e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Wolverhamptoni goditi sërish. Në minutën 90+3, André Neto provoi me një goditje nga jashtë zone; topi devijoi nga Joe Gomez, duke befasuar portierin Alisson.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kësaj humbjeje, Liverpool mbetet me 48 pikë në vendin e pestë të renditjes, ndërsa Wolverhamptoni, ndonëse feston tre pikë të çmuara, ngjitet në kuotën e 16 pikëve, por vijon të mbajë vendin e 20-të dhe të fundit në tabelë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?