Skuadra e Partizanit rinis stërvitjet, me masa të rrepta sigurie (FOTO LAJM)

Skuadra e Partizanit ka rinisur përgatitjet pas ndërprerjes dy mujore si pasojë e situatës së shkaktuar nga COVID-19. Në orën 09:00 në drejtimin e trajnerit Sormani dhe stafit teknik dhe atij mjekësor, të gjithë lojtarët kanë zhvilluar sot seancën e parë programuar në kompleksin sportiv “Fooball Republic”.

Përgatitjet nisën duke respektuar protokollet e sigurisë higjeno-sanitare të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik, si dhe duke respektuar rregullat e distancimit social dhe sigurisë.

Përpara fillimit të çdo seance stafi mjekësor bëri kontrollin individual për secilin lojtar. Njëkohësisht sot kanë rinisur përgatitjet edhe ekipi dytë Partizani B dhe të gjitha ekipet zinxhir të Akademisë.

 

SHKARKO APP