“Sky Sport” zbulon datat kur mund të zhvillohet Champions dhe Europa League

Mes të martës së datës 21 dhe të enjten 23 prill UEFAdo të takohet në fakt me 55 federatat e saj, klubet ECA dhe ligat evropiane për të vendosur datat në të cilat mund të rinisin Champions dhe Europa League. Sipas një parashikimi të raportuar nga “Sky Sport”, për momentin hipotezat në tryezë janë dy, njëra prej të cilave është më e besueshme: dy kompeticoonet europiane do të luhen plotësisht në gusht.

Champions Lague- Fillimisht do të luhen ndeshjet e kthimi të fazës së 1/8-ve më 7 dhe 8 gusht, ndërkohë që më pas do të jetë faza çerekfinale, ku do të ketë një tur force. Çerekfinalet do të luhen me 11 ose 12 gusht, ndeshjet e kthimit 14 ose 15, gjysmëfinalet mes 18 ose 19, ndërkohë që ato të kthimit 21 ose 22 gusht. Finalja mund të luhet më 31 gusht në Stamboll.

E njëjta skemë do të ndiqet edhe në Europa League , teksa finalja do të zhvillohet më 27 gusht, në Gdansk të Polonisë. /R.Lika-Koha Jone/

Champions date italiane

Champions date fasi finali

Date italiane Europa League

Fase finali Europa League

SHKARKO APP