Slot: Do të flas me Salah për të vendosur për ndeshjen ndaj Brighton

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka komentuar sërish mbi situatën e tensionuar me Mohamed Salahun, në prag të sfidës së Premier League kundër Brightonit. Tekniku holandez konfirmoi se e ardhmja e menjëhershme e sulmuesit egjiptian do të varet nga biseda që do të zhvillohet mes tyre.

“Do të flas me Salah këtë mëngjes. Rezultati i asaj bisede do të përcaktojë se si do të zhvillohen gjërat deri të shtunën,” deklaroi Slot, duke iu referuar çështjes që shpërtheu pas përjashtimit të lojtarit nga ndeshja e Champions League kundër Interit.

“Në këtë moment, ajo që më duhet është një bisedë e qartë me të. Nuk kam shumë të tjera për të shtuar. Di që ka pasur shumë komunikime mes përfaqësuesve të tij dhe klubit gjatë javës së fundit,” u shpreh trajneri.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse dëshiron që Salah të qëndrojë, Slot ishte i prerë: “Herën e ardhshme që do të flas për Momo-n do të jetë vetëm pas bisedës me të. Nuk shoh asnjë arsye pse nuk do të doja që ai të mbetej.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata mbetet e nderë, ndërsa Liverpooli kërkon qetësi përpara një ndeshjeje delikate në kampionat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?