Smalling mbyll aventurën me Romën, rikthehet te United
Përvoja e Chris Smalling te skuadra e Romës po shkon drejt fundit. Manchester United ka refuzuar zgjatjen e huazimit kështu që nga e hëna 30-vjeçari do të jetë lojtar i “Djajve të Kuq”.
Smalling nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Fonseca për ndeshjen e Europa League-s përballë Sevillas, që do të luhet të enjten në Duisburg.
Gjithsesi, kjo situatë nuk e pengon Romën të vijojnë bisedimet me Manchester United për ta tentuar sërish lojtarin për sezonin e ardhshëm.