Sokol Cikalleshi zhbllokohet, shënon golin e fitores në Turqi
Pas Alban Mehës, që shënoi golin e fitores për ekipin e tij në fundjavë, një tjetër lojtar i kombëtares sonë shkëlqen në kampionatin turk. Sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi shënoi golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e tij, në transfertë me fillimin e pjesës së dytë. Ky ishte goli i tij i parë pas 3 muajve, dhe zhbllokohet fill pas golit që gjeti edhe më kombëtaren në miqësoren e fundit, ndaj Gjeorgjisë, 2-2.
Gantepspor humbi 0 – 1 me Istanbul Basaksehir, pas golit të Cikalleshit. Skuadra e sulmuesit shqiptar mban vendin e katërt 7 pikë larg kreut që Beshiktash. Fenerhbahçe dhe Gallatasari ndajnë vendet e dyta dhe të tretë në Turqi.
KOHA JONË SONDAZH

