Son nis regjimin e detyrueshëm ushtarak në Koreun e Jugut (FOTO LAJM)
Son Heung Min ka mbërritur është bashkuar me marinsat e Koresë së Jugut në një kamp në ishullin jugor Jeju, atje ku do të kryejë shërbimin bazik. Sipas ligjit të Koresë së Jugut, para moshës 28 vjeç duhet të kryejnë 21 muaj shërbim kombëtar.
Son u përjashtua nga ky vendim, pasi fitoi medalje ari në Lojërat Olimpike në vitin 2018, tashmë do të duhet të bëjë një regjim të shkurtër trajnues.
Sulmuesi shkoi në kampin ushtarak me një kapak të zi, me kapuç jeshil si dhe me maskë në fytyrë. Son do të bëjë trajnime kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore, si dhe do t’i nënshtrohet arsimit disiplinor. /R.Lika-Koha Jone/