Sonte finalja e madhe Real Madrid-Juventus

Në Cardiff do të përballet një nga skuadrat më të suksesshme në finale të Championsit kundër një nga më të këqijve. Rrugët e Real Madridit dhe Juventusit në këtë “stacion” të kompeticionit më të rëndësishëm të klubeve në Europë kanë qenë të kundërta: të bardhët kanë luajtur 14 finale dhe kanë fituar 11 prej tyre, ndërsa bardhezinjtë kanë fituar vetëm 2 finale nga 8 të tilla të luajtura. Gjithashtu, kohët janë antagoniste: Real Madridi humbi në finalen e vitit 1981 kundër Liverpool, ndërsa dy herët e tjera: viti 1962 (Benfica) dhe 1964 (Inter). Juventusi, nga ana tjetër, e fitoi titullin e tij të fundit në Champions në vitin 1996. Prej asaj kohe ka dështuar në katë finale të tjera: 1997 (Borussia Dortmund), 1998 (Real Madrid), 2003 (Milan) dhe 2015 (Barcelona).

Efektiviteti i lartë i Real Madridit në finalen e Champions është në kontrast të plotë me Juventusin. Të bardhët kanë triumfuar në 78.6% të finaleve, ndërsa bardhezinjtë vetëm në 25% të tyre. Përqindja fituese e Real Madridit e tejkalon atë të Liverpool (pesë tituj në shtatë finale, 71.4%), të Milanit (shtatë tituj në 11 finale, 63.6%) dhe të Barcelonës (pesë tituj në tetë finale, 62.5%). Juventus bie nën humbësit e tjerë klasikë, si Benfica (dy tituj në shtatë finale, 28.6%) dhe Bayern Munich (pesë tituj në dhjetë finale, 50%). Edhe pse dy tituj e tij (1985 dhe 1996) erdhën kundër kampionëve në fuqi të Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?