Sonte luhet finalja e Kupë së Italisë, Milan dhe Bologna synojnë trofeun

Sot është dita e finales së Kupës së Italisë mes Milanit dhe Bolognës, një sfidë që mund të përcaktojë jo vetëm fatin e një trofeu, por edhe të ardhmen evropiane të të dyja skuadrave. Pas përballjes së fundit në kampionat, ku Bologna fitoi 3-1 në San Siro, tani vjen ndeshja që vlen një titull të rëndësishëm.

Për Milanin, një fitore do të sillte kupën e dytë për këtë sezon, pas Superkupës së Italisë të fituar në janar, si dhe garantimin e pjesëmarrjes në Europa League, nëse dështojnë të kualifikohen në Champions përmes kampionatit. Një sukses që do të zbuste ndjeshëm një sezon zhgënjyes, ku asnjëherë nuk ishin realisht në garë për titullin.

Për Bolognën, kjo është një mundësi historike: të fitojnë për herë të parë Kupën e Italisë që nga sezoni 1973/74 dhe të rikthehen te një trofe pas më shumë se dy dekadash, që nga suksesi në Kupën Intertoto më 1998.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacionet e mundshme

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Milanin, trajneri Conceição rikuperon Fofana-n, që kthehet në mesfushë krah Reijnders, si dhe Tomorin në mbrojtje, që bashkohet me Gabbia dhe Pavlovic. Në sulm, ndonëse Gimenez ka shkëlqyer me dy gola në ndeshjen e fundit, pritet të nisë Jovic si titullar.

Në krahun tjetër, Bologna gëzon rikthimin e Holm, ndërsa në të majtë, Ndoye do të jetë një nga pikat kryesore të sulmit. Në majë të repartit ofensiv, pritet të luajë Dallinga, me Castro si alternativë për të hyrë gjatë lojës. /R.Lika-Koha Jonë/

Sonte luhet finalja e Kupë së Italisë, Milan dhe Bologna synojnë trofeun

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?