Sonte mësohet finalisti i parë i Champions League, Arsenali sfidon Atleticon
Pas barazimit në ndeshjen e parë, Arsenal dhe Atletico Madrid përballen në “Emirates Stadium” në Londër për aktin e kthimit të gjysmëfinales së UEFA Champions League.
Takimi i parë përfundoi në barazim falë golave nga pika e bardhë të Viktor Gyökeres dhe Julián Álvarez, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën vendimtare në Londër.
Objektivi për trajnerët Mikel Arteta dhe Diego Simeone është i qartë: sigurimi i një bilete për finalen e madhe që do të zhvillohet më 30 maj në Budapest, ku i pret fituesi i çiftit Bayern Munich-Paris Saint-Germain.
“Topçinjtë” synojnë të rikthehen në një finale të Champions League pas 20 vitesh, që nga e vetmja në historinë e tyre, e humbur 1-2 ndaj Barcelonës. Nga ana tjetër, madrilenët nuk kanë qenë në finale që nga viti 2016, kur u mundën me penallti nga Real Madrid.
Arsenali hyn në këtë përballje me një avantazh psikologjik, jo vetëm sepse luan në shtëpi, por edhe sepse është ende i pamposhtur ndaj Atletico Madrid këtë sezon, duke fituar 4-0 në fazën e kampionatit dhe duke barazuar në ndeshjen e parë.
KOHA JONË SONDAZH

