Dhjetëra mijëra shqiptarë pushtojnë Dortmundin, këngë dhe valle para ndeshjes (FOTO – VIDEO)
Mbrëmjen e sotme, ora 21.00, kombëtarja shqiptare e futbollit ndeshet me Italinë në Dortmund të Gjermanisë.
Shqiptarët me flamuj kuqezi në duar kanë pushtuar rrugët e Dortmundit në pritje të sfidës Shqipëri – Itali. Janë me dhjetra mijëra shqiptarë të veshur me ngjyrat e flamurit që marshojnë në rrugët kryesore të Dortmund, qyteti ku do të zhvillohet ndeshja.
Siç shihet edhe nga pamjet që sjell gazetari i Koha Jonë, Rozalb Lika, ata kanë nisur këngët e vallet në qytetin gjerman ku do të zhvillohet ndeshja e parë e Kombëtares në Euro 2024.