Sormani: Kemi probleme në finalizim, me Laçin do të jetë vendimtare!

Partizani mori fitoren e dytë radhazi në kampionat ndaj Flamurtarit, ndërkohë që trajneri Sormani nuk ka mbetur shumë i kënaqur nga sulmuesit në këtë ndeshje. Strategu italian e cilëson sfidën e radhës ndaj Laçit si vendimtare për objektivin për të zënë një vend në Europë.

“Në fazën ofensive patëm probleme në finalizimin, por e rëndësishme ishte fitorja. Një diçka pozitive për mua, ishte zhbllokimi i Bardhit. Lojtar shumë i rëndësishëm që ka arritur të bëjë mirë në gjithë këto ndeshje, por i mungonte goli. Duhet të fitojmë me çdo kusht ndeshjen tjetër, për të konfirmuar nëse skuadra i ka lënë problemet pas. Ndeshja ndaj Laçit është tepër e rëndësishme.

E ardhmja? Unë jetoj me presionin brenda vetes sime për t’i fituar të gjitha ndeshjet. Ka disa aspektet të rëndësishme në ndeshjen e sotme, siç ishte futja e Hakajt në vendin e Boldor, i bëj komplimentet e mija.

A ka rinovuar Hoxha? Për këtë pyetje nuk duhet të më pyesni mua, por duhet të flisni me klubin. Për mua Albani mbetet një nga lojtarët kryesor të skuadrës. Unë përqendrohem për ta kthyer sa më shpejt në fushën e lojës, sepse hyn te pjesa e lojtarëve më të rëndësishëm në skuadër’, u shpreh trajneri i Partizanit.

SHKARKO APP