Sormani: Nuk mund të bëj magji, ndodhi përgjumja e zakonshme

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani është shfaqur shumë i nervozuar me skuadrën e tij pas humbjes kundër Teutës. Sipas strategut italian fajësoi mbrojtjen si shkaktarin e kësaj disfatë.

“Janë thuajse gjithmonë të njëjtat tema, sulmojmë, krijojmë e pastaj është amnezia klasike e mbrojtjes. Sepse deri atëherë nuk vuajtëm, e ke të vështirë ta shpjegosh, se nëse skuadra është nën presion është e qartë që pranohet. Kështu jo, se loja ishte e jona, administrimi ishte i yni dhe kjo është keqardhja.

Nuk di mënyrë tjetër të punoj, nuk ka tjetër, nuk ka metodë tjetër, nuk ka magji. Dihej se do të ishte ndeshje e vështirë, nga goditja e derbit. Por kjo nuk ishte një ndeshje që mund të humbej, përkundrazi. Po të shohim të dhënat e ndeshjes, gjuajtjet që kemi bërë e pësuar, ka një diferencë të madhe. Më pas është gjithmonë keqardhja se gabimi nuk lind nga përpjekja e kundërshtarit, kjo është ajo që më inatos.

Futbolli si gjithë gjërat e jetës është psikologji dhe nëse nuk arrin të marrësh atë që duhet nga ajo që bën, pastaj është problem. Nuk është e justifikueshme të pësosh gol kur të tjerët nuk të kanë vënë kurrë në vështirësi. Duket sikur kjo skuadër këtu nuk ka për momentin kapacitetin të administrojë momente të ndeshjes e pastaj të ketë agresivitetin për të vendosur në fazën e golit, ashtu edhe në atë kur një top i parrezikshëm të vë në vështirësi”, deklaroi Sormani.

SHKARKO APP