Sormani: Partizani meritonte më shumë

Ka përfunduar 1-0, Salzburgu i milionave ka kaluar në Elbasan Arena falë një penalltie të realizuar nga Soriano përballë Partizanit në një ndeshje me më shumë dritë se sa hije për të kuqtë, dhe për trajnerin e të kuqve Adolfo Sormani në konferencën për shtyp është e lehtë të kuptohet zhgënjimi për sa i përket shifrave përfundimtare që nuk i përgjigjen asaj cka dha në fushë skuadra e tij.

Një humbje që duhet marrë disi me filozofi.

“Siç thonë anglezët ky është futbolli. Evidentohet eksperienca, aftësia për të menaxhuar ndeshjen në momentet kritike. Mëkat pasi djemtë sipas meje meritonin më shumë, meritonim më tepër për atë që dhanë, për atë që shprehën, dhe për kurjaon që treguan në lojë, për fat të keq duhet pranuar rezultati sic është dhe të punojmë për tu përmirësuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri italian i Partizanit evidenton faktorin që bëri diferencën në fushë duke rezervuar në fund komplimente për lojtarët e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Eksperienca në arenën ndërkombëtare bën diferencën. Ata ja dolën të maksimalizojnë atë që bënë, ne punuam shumë por nuk morrëm asgjë, por përsërish dhe vazhdoj të them se duhet të shohim paraqitjen. Atë që dhanë djemtë, si e interpretuan ndeshjen pa inferioritet psikologjik ndaj një skuadre me shumë cilësi. Duhet të jemi optimistë për atë që bëmë dhe mua nuk më mbetet tjetër vecse ti përgëzoj lojtarët”.

Sormani nuk pranoi të komentojë episodet arbitrale për ndeshjen, vendimtare në penalltinë në favor të Salzburgut duke premtuar se Partizani do të punojë cdo ditë për të bërë një paraqitje të mirë dhe në takimin e kthimit.

Vlerësim për 15 herë kampionët e Shqipërisë rezervoi edhe trajneri i formacionit austriak, Oscar Garcia.

“Ishte një takim mjaft i ngarkuar psikologjikisht. Jemi mjaft të kënaqur me këtë rezultat e dinim që ndaj Partizanit nuk do ta kishim aspak të lehtë për vetë faktin se eliminoj një ekip si Ferencvarosh. Edhe sot e tregoj se është një kundërshtar i fortë dhe nuk gjendet rastësisht në këtë fazë të kompeticionit. Në gjirin e saj kjo skuadër ka lojtar cilësor dhe ishin mjaft të organizuar duke na vënë jo pak në vështirësi. Më bën përshtypje edhe disa lojtar të rinj me perspektivë. Panvarësisht rezultatit të sotëm, në Austri ne do të bëjmë lojën tonë duke kërkuar sërisht rezultat pozitiv”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?