Sot beteja e parë historike në Europë! Emri i Skënderbeut “tmerron” turqit

Skënderbeu do të luajë sot në mbrëmje, ora 21.05, në “Elbasan Arena” ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Europa League. Do të jetë një ndeshje historike për kampionët e Shqipërisë dhe për ekipet shqiptare, pjesëmarrëse në Kupat e Europës.

Në momentin e hedhjes së shortit mediat turke u shfaqën të tmerruara nga emri i skuadrës shqiptare, Skënderbeu duke rikthyer në vëmendje heroin tonë kombëtar, që për 25 vjet me radhë luftoi i pamposhtur ndaj Perandorisë Osmane.

Mesa duket emri i kundërshtarit shqiptar i hutoi kaq shumë gazetarët turq, sa dhe në sallën e konferencave për shtyp, zgurdulluan sytë kur panë se Skënderbeu qëndronte vërtet në stemën e ekipit korçar, ndërsa lojtarët e Beshiktash nxituan të shtinin tek a çift, se kush prej tyre do të qëndronte në stol për të shmangur përballjen me Skënderbeun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket gjigantit Mario Gomez, ky i fundit si gjerman, mendoi të mos përfshihet më kot në të tilla sfida duke deklaruar se përpara se të përballet me Skënderbeun do të ishte më mirë ta pyesnin nëse do e dëshironte diçka të tillë apo jo?

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të përballuar këtë sfidë, turqit menduan të merrnin me vete dhe presidentin Fikret Orman, i cili megjithatë refuzoi të merrte pjesë në gostinë e shtruar nga Skënderbeu duke dashur ta sfidojë këtë të fundit në fushën e betejës së “Elbasan Arena”.

Përtej shakasë, megjithatë kohët kanë ndryshuar, dhe ajo e pak minutave më pas do të jetë thjesht një përballje futbolli, dhe në të tilla raste thuhet, fitoftë më i miri.

Kujtojmë se ekipi i Skënderbeut mban emrin e heroit tonë kombëtar që fitoi tre beteja historike me turqit. Ekipit të Skënderbeut i duhet tasmë të fitojë dy beteja, një në Elbasan dhe një në Turqi.  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?