Sot ditë vendimtare, mblidhet Liga Profesioniste
Klubet e kategorisë superiore do të mblidhen mesditën e sotme për të folur në lidhje me vendimin për vazhdimin e bojkotit ose jo.
Liga Profesioniste do të diskutojë mbi mundësinë e rikthimit të aktiviteti pas takimit që presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe kryeministri Edi Rama patën të premten.
Duka tregoi pas takimit se kryeministri do të pranojë draftin e propozuar nga Liga për ligjin e sponsorizimit, çka është dhe pika kryesore e kërkesave të klubeve të Superiores.