Sot mësohet më i miri i botës

Dita finale erdhi. Cristiano Ronaldo, Lionel Messi apo Manuel Neuer, do të sfidojnë njëri tjetrin për më të mirin e botës në sportin më të popullarizuar në glob, futbollin.

Në ora 18:00, do të mësohet lojtari më i mirë për vitin 2014, ku si asnjëherë më parë, kemi një garë interesante, ku kampioni i Evropës Cristiano Ronaldo, do të kërkoj Topin e Tretë të Artë, jashtëtokësori Lionel Messi të pestin dhe Kampioni i Botës me Gjermaninë, Manuel Neuer, do të tentoj të thyej homogjenin, duke bërë që Topi i Artë t’i jepet një portieri.

Sipas sondazheve të mediave të ndryshme, Cristiano Ronaldo shihet si favoritë, pas suksesit që pati me Realin, duke shënuar edhe 61 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Garë interesante do të jetë edhe ajo për trajnerin më të mirë të vitit 2014, mes Carlo Ancelottit, Diego Simeones dhe Joachim Low.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?