Sot në ora 13.00 hidhet shorti edhe për Shqipërinë në Play-Off e Botërorit

Shorti për turneun Play-Off të Kupës së Botës FIFA 2026 fillon sot në orën 13:00. Në play-off-in Europian do të jenë 12 ekipet e vendeve të dyta të fazës së grupeve në eliminatore edhe katër fituesit më të mirë të Ligës së Kombeve të UEFA-s. 16 ekipet që hyjnë në garë do të ndahen në katër vazo, me nga katër ekipe në secilën prej tyre.

Ndarja e vazove për shortin e të enjtes:

Vazo 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë

Swiss Digital Desktop Reklama

Vazo 2: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki

Swiss Digital Mobile Reklama

Vazo 3: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë

Vazo 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut

Si funksionon play-off

12 skuadrat e renditura të dytat nga grupet kualifikuese të zonës UEFA dhe 4 skuadrat më të mira nga Liga e Kombeve do bashkohen në një short. 16 skuadrat do ndahen në katër vazo (1,2,3,4) sipas renditjes në FIFA.

UEFA ka vendosur që ekipet e Vazos 1 të përballen me ato të Vazos 4 (ekipet që vijnë nga Liga e Kombeve). Ndërsa ekipet e Vazos 2 do përballen me ato të Vazos 3. Në këtë fazë UEFA i jep përparësi ekipeve me koeficient më të lartë në renditjen mujore të FIFA-s dhe për rrjedhojë skuadrat e Vazos 1 dhe ato të Vazos 2 do i zhvillojnë ndeshjet në shtëpi.

Duelet gjysmëfinale do jenë me një takim dhe nëse gjatë 90 minutave nuk ka fitues, ndeshjet shkojnë në shtesë dhe më pas me penallti.

Të presim se me cilën skuadër do ndeshet Shqipëria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?