Sot përcaktohen 16 skuadrat e tjera të Champions League
Sot përcaktohen 16 skuadrat e tjera të Champions League.
Me disa skuadra që tashmë kanë siguruar kualifikimin.
I hapur mbetet grupi e, ku Milanit i duhet me patjetër fitorja për të siguruar kualifikimin.
Chelsea v Dinamo Zagreb
Milan v Salzburg
Rendtija: Chelsea 10. Milan 7, Salzburg 6, Dinamo Zagreb 4
Chelsea është skuadra e vetme që tashmë është kualifikuar nga ky grup dhe do të mirëpresë Dinamo Zagreb për ndeshjen e fundit në “Stamford Bridge”, që ende pretendon vazhdimësinë në Ligën e Europës në rast se do të largohet me fitore nga Londra dhe Milani mund Salzburgun.
Në “San Siro”, Milani kërkon fitoren ndaj skuadrës austriake për të vulosur kualifikimin ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për miqtë që do të luajnë gjithçka për gjithçka.
Real Madrid-Celtic
Shakhtar Donetsk-Leipzig
Rendtija: Real Madrid 10, Leipzig 9, Shakhtar 6, Celtic 2
Kualifikimi i Real Madrid tashmë është vendosur, por humbja nga Leipzig 3-1 në Gjermani, ende u lë vend shpresës gjermanëve për të shpresuar në vendin e parë në grup.
Manchester City-Seville
Dortmund-Kopenhagen
Renditja: Manchester City 11, Dortmund 8, Sevilla 5, Copenhagen 2
Kualifikimi në këtë grup është vendosur me kualifikimin e parë Manchester City dhe Dortmundin pasues.
Skuadra e Pep Guardiolës mirëpret Sevillan me andaluzianët vizitorë që kanë siguruar garën e tyre evropiane përmes Europa League.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Dortmundi mirëpret Kopenhagenin me danezët që zbresin në “Signal Induna Park” për eksperiencën dhe prestigjin europian pasi nuk kanë shpresa as te Europa League.
Maccabi Haifa-Benfica
Juventus-Paris Saint-Germain
Rendtija: Paris Saint-Germain 11, Benfica 11, Juventus 3, Maccabi Haifa 3
Vendosja në këtë grup është gjithashtu e qartë për sa i përket skuadrave që vazhdojnë në Champions League.
Maccabi Haifa do të presë në Izrael skuadrën e Lisbonës me objektivin e vetëm për të fituar, duke shpresuar që një humbje e Juventusit në Torino nga Parisi që të jetë ajo që do të luajë në fazën e 32-të të Europa League.
Në “Allianz Stadium” të Torinos, Juventusi do të presë PSG. Skuadra e Christophe Gaultier do të kërkojë fitoren për të mbajtur kreun