Sot Portugali–Uells, del finalistja e parë e “Euro 2016”

Do të përcaktohet sot finalistja e parë e Kampionatit Europian të futbollit. Përballë njëra-tjetrës janë Portugalia dhe Uellsi, dy përfaqësuese që nuk konsideroheshin favorite, por që tashmë e shohin veten shumë pranë një trofeu historik si për njërën palë po ashtu edhe për tjetrën duke qenë se as portugezët e as uellsianët nuk e kanë shijuar ndonjëherë titullin europian.

Natyrisht ka edhe një duel brenda duelit mes dy prej yjeve më të shndërritshëm në planet, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale. Asnjë prej ekipeve nuk vjen i plotë në këtë sfidë. Trajneri i luzitanëve Fernando Santos nuk do të ketë të disponueshëm William Carvalhon për shkak pezulimi teksa në dyshim janë edhe Gomes, Pepe dhe Guerreiro, megjithëse këta të fundit pritet të rekuperohen plotësisht deri në momentin kur të nisë takimi.

Në këtë mënyrë nën skemën 4-1-3-2 tekniku nga Lisbona do të aktivozjë në kuadrat Rui Patricion, mbrojtja do të formohet nga Soares, Pepe, Fonte dhe Guerreiro, para tyre do të vendoset Danilo Pereira, ndërsa Joa Mario, Sanches dhe Silva do të rreshtohen në mesfushë me dyshen e sulmit që do të kompletohet nga Luis Nani dhe kapiteni Cristiano Ronaldo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Problemet nuk janë të pakta në spondën tjetër, sidomos mungesa e Aron Ramseyt është vështirë të plotësohet nga diksuh, ndërkohë që po për arsye pezullimi nuk do të jetë pjesë e gjysmëfinales edhe Ben Davies. Në vështirësi e sipër trajneri Chris Coleman nën modulin e zakonshëm 3-5-1-1, do të rreshtojë në portë Henneseyn, Collins, kapiteni Williams dhe Chester do të formojnë 3-en difensive. Mesfusha do të përbëhet nga Gunter, Ledeley, Williams, Joe Allen dhe Taylor, kurse Gareth Bale do të jetë në mbështetje të qëndërsulmuesit Ronson Kanu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo sfidë do ta ketë zanafillën në orën 21 në stadiumin e Lyonit dhe pritet të jetë emocionuese dhe me shumë momente të veçanta, për të përcaktuar në fund se kush do të sigurojë finale, Ronaldo me Portugalinë e tij apo Bale dhe dragonjtë e Uellsit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?