Sot supersfida Atletico-Real Madrid, Carlo Ancelotti: Nuk kemi frikë!
Sot në Spanjë luhet krye-ndeshja, Atletiko Madrid-Real Madrid, ora 16.00. Trajneri Carlo Ancelotti pretendon se Real Madrid nuk shkon në derbi si inferior, pavarësisht rezultateve të dobëta që ka shënuar këtë sezon me rivalët e Madridit. Reali kryeson La Liga, katër pikë larg Barcelonës së vendit të dytë dhe Atletikos së vendit të tretë. Kjo e fundit sheh fitoren si shans për t’u afruar dhe mbrojtur titullin kampion. Reali ka pesë ndeshje që nuk fiton dot me Atleticon, në përballjet direkte. Kolumbiani James Rodrigues është i dëmtuar dhe do të mungojë dy muaj, ndërsa Ancelotti analizon ndeshjen në këtë formë: – “Është një derbi dhe ne jemi përgatitur ta fitojmë. Jam i bindur se, nëse performojmë mirë do të jetë një ndeshje e madhe. Nuk kam frikë nga kjo përballje,” – thekson Ancelotti, i cili flet edhe mbi disa detaje:
Situata e Marcelos.
“Ai është në ekip, por ne mund të përdorim edhe Coentrão e Arbeloa në të majtë të mbrojtjes, por nuk kemi pse e zëvendësojmë Marcelon nëse kartoni i verdhë që ai ka marrë do të hiqet.”
Casillas:
“Iker gjithnjë afron garanci. Ai ka eksperiencë të madhe dhe forma e tij nuk ka ndryshuar. Ka bërë një punë të madhe dhe na jep garanci në portë.”
Illarra apo Khedira:
“Nuk kam vendosur akoma se kush do të luajë në qendër të mesfushës. Nuk dua të bëj shumë ndryshime. Mendoj se Khedira është më shumë aktiv, kurse Illarra më shumë mbrojtës. “
Isco:
“Nëse e krahasoj atë me lojtarin që ishte në fillim të këtij sezoni, mendoj se është përmirësuar shumë. Ai është i vetëdijshëm me arritjet, punon shumë, sidomos në mbrojtje. Luan edhe për ekipin.”
Cristiano Ronaldo:
“Ai është në formë të shkëlqyer, i motivuar si gjithnjë.”
Agresiviteti i Atleticos.
“Ne i shohim ata si një ekip i organizuar mirë, një ndër ekipet më të mira në botë, sidomos në mbrojtje. Megjithatë, ne duhet të gjejmë një mënyrë ta fitojmë ndeshjen.”
Ndalimi i Mandzukic:
“E vërtetë është se duhet të luftojmë në ajër për të ndalur Atletikon. Ashtu siç bëmë edhe ndaj Seviljas, që ishte më mirë se ne në këtë aspekte të lojës. Ne kemi lojtarë shtatlartë që besoj se do të ndihmojnë ata që janë më të shkurtër, në luftë në ajër, ndaj kundërshtarit.”
Fitimi i ndeshjes:
“Si gjithnjë në këto ndeshje duhet të fokusohesh plotësisht në fushë, duhet të shmangësh pësimin e golave dhe të bësh maksimumin që të kontrollosh lojën. Shpejtësia dhe posedimi i topit do të jenë vendimtar, për fitimin e këtij takimi.”
Një barazim?:
“Kjo është gjë për të cilën mund të flasim pas ndeshjes. Qëllimi ynë është ta fitojmë atë, si gjithnjë.”
La Liga
Java e 23-të/Dje
Deportivo La Coruna-Eibar 2-0
Sot
16:00 Atletico M. – Real Madrid
18:00 Villarreal – Granada
20:00 Levante – Malaga
22:00 Real S. – Celta Vigo
Nesër
12:00 Cordoba – Almeria
17:00 Getafe – Sevilla
19:00 Espanyol – Valencia
21:00 Athletic B. – Barcelona
Të hënën
20:45 Elche – Rayo Vallecano
Klasifikimi
Real Madrid 54
Barcelona 50
Atletico M. 47
Sevilla 42
Valencia 41
Vilarreal 38
Malaga 35
Eibar 27
Espanyol 26
Celta Vigo 24
Deportivo 24
Athletic B. 23
Rayo V. 23
Real S. 22
Getafe 20
Almeria 19
Cordoba 18
Granada 18
Elche 17
Levante 16
KOHA JONË SONDAZH

