Southampton kërkon të rikthejë Armando Brojën

Southamptoni mbetet i interesuar për sulmuesin shqiptar të Chelsea-t, Armando Broja, i cili është i tepërt në “Stamford Bridge”, raporton “Sky Sports”.

Broja pati një huazim zhgënjyes te Fulham në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, duke u paraqitur vetëm 8 ndeshje, pa mundur që të gjente rrugën e rrjetës. Pavarësisht përvojës zhgënjyese, shqiptari ka tërhequr interesin e disa klubeve këtë verë, përfshirë Evertonin dhe Milanin.

Sidoqoftë, Sky Sports ka sugjeruar që Southamptoni aktualisht është skuadra që shfaq interesin më të madh për të rimarrë 22-vjeçarin, i cili ka luajtur një vit i huazuar në sezonin 2021/22 te kjo skuadër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesit e Southamptinit duan të blejnë një sulmues për të shtuar konkurrencën ndaj dyshes Adam Armstrong-Ross Steëart pas skadimit të kontratës së Che Adams. Broja konsiderohet një opsion i mundshëm me Chelsean që supozohet se është i gatshëm të hyjë në bisedime për këtë lëvizje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Blutë e Londrës kërkojnë 35 milionë paundë për sulmuesin, një tarifë që ka të ngjarë të ulet nëse “shenjtorët” do të këmbëngulin në mënyrë aktive për të përfunduar nënshkrimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?