Southampton shkakton surprizën e madhe, eliminon Arsenalin nga FA Cup

Southampton ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e FA Cup, pasi triumfoi 2-1 ndaj Arsenalit në përballjen çerekfinale.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ndërsa vendasit arritën të kalonin në avantazh në minutën e 35-të falë golit të realizuar nga Ross Stewart, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi minimale.

Në fraksionin e dytë, Southampton thelloi diferencën në minutën e 61-të, kur Leo Senza gjeti rrugën e rrjetës dhe dyfishoi shifrat, duke vështirësuar ndjeshëm misionin e londinezëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Arsenalit erdhi në minutën e 68-të, kur sulmuesi suedez Viktor Gyökeres shënoi golin e vetëm për ekipin e tij. Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi për të përmbysur rezultatin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, Southampton administron avantazhin dhe siguron një fitore të rëndësishme që e çon mes katër skuadrave më të mira të kompeticionit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?