Southgate i ofrojnë punë në një … restorant picash në Londër

Gareth Southgate u largua nga drejtimi i Anglisë, pasi dështoi sërish në finalen ndaj Spanjës. Gjithsesi ofertat për punë nuk kanë munguar që në orët e para pas largimit.

Rrjeti i restorantit të picave, Domino’s Pizza, me qendër në Londër kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale: “Ne do të punësojmë”.

Në fakt ish-trajneri i Anglisë ka dhe “eksperiencë” në këtë fushë, pasi më parë ka qenë të rivalët e tyre si pjesë e një reklame. Bëhet fjalë për një reklamë të vitit 1996, kur ai ishte pjesë e një reklame të Pizza Hut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfundimi? U dogjën picat dhe u bë rrëmujë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndoshta dhe Domino’s Pizza duhet ta rimendojë ofertën … /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Southgate ishte ylli i një reklame të Pizza Hut në 1996

Mbretërit e picës shënuan me një postim gazmor në rrjetet sociale

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?