Spal ndal Milanin, Berishën e befason një autogol spektakolar (VIDEO)

Spal rikthen me këmbë në tokë Milanin e Piolit. Pas dy fitoreve radhazi, kuqezinjtë janë ndalur në barazim 2-2, edhe pse për një pjesë loje luajtën me një lojtarë më shumë në fushë.

Në minutën e 13-të pas një kaosi në zonën e Milanit, Valoti është në vendin dhe në kohën e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë. Në të 30-n, Floccari tregon instinktet e një bomberi duke shënuar një gol fantastik nga distanca për të shokuar Donnarumman.

Vendasti mbetën me një futbollistë më pak në fushë, pasi D’Alessandro bëri një ndërhyrje shumë të ashpër. Milani e pati shumë të vështirë gjetjen e hapësirave, teksa vetëm 10 minuta nga fundi shënoi me Leao-n. Kuqezinjtë janë me fat teksa në sekondat e fundit përfituan nga një autogol qesharak i Vicarit, që befasoi Berishën.

Ky baraizm  largon Milanin nga zona europiane, teksa tashmë mbajnë vetëm vendin e 7-të në renditje me 43 pikë, një më shumë se Verona që fitoi 3-2 kundër Parmës. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP