Spalletti i thotë “po” rikthimit të Chiesa-s, por vendos një kusht

Vetëm përmendja e emrit të Federico Chiesas ka mjaftuar që Luciano Spalletti të tregojë entuziazëm të veçantë. Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, trajneri e vlerëson maksimalisht anësorin e Liverpoolit dhe e sheh atë si një element ideal për të plotësuar krahun e majtë, ku aktualisht aktivizohen Cambiaso dhe Cabal.

Nga pikëpamja taktike, Chiesa do të përfaqësonte një alternativë luksoze edhe për Kenan Yildiz, veçanërisht në prag të një periudhe intensive ndeshjesh, ku skuadra do të luajë pothuajse çdo tre ditë në tre kompeticione të ndryshme.

Megjithatë, përpara se klubi të bëjë një lëvizje konkrete në merkato, Spalletti kërkon më shumë garanci. Tekniku dëshiron të sigurohet se Chiesa është i gatshëm të pranojë një rol jo gjithmonë titullari, pa krijuar rivalitete të dëmshme apo tensione në hierarkinë e ekipit, që mund të errësojnë rolin e talentit turk Yildiz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm nëse ish-lojtari i Fiorentinës bind stafin teknik se mund të integrohet pa pretendime për një vend të padiskutueshëm në formacion, atëherë negociatat me Liverpoolin pritet të marrin formë konkrete.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?