Spalletti: Juve më e fortë pas merkatos, por Interi është para të gjithëve

Luciano Spalletti ka folur për projektin e Juventusit dhe objektivat e skuadrës bardhezi, duke theksuar se klubi duhet të rikthehet gradualisht në nivelet më të larta të futbollit italian dhe europian. Në një intervistë për SportMediaset, trajneri italian u ndal te rëndësia e drejtimit të Juventusit, pas eksperiencave të tij te Roma, Interi dhe Napoli.

“Te Juventusi ndiej një përgjegjësi të madhe. Pas këtij klubi qëndron një histori shumë e rëndësishme. Kudo që kthehesh, sheh Topa të Artë, tituj kampionë dhe kupa. Të gjithë këtu duan të rikthehen në atë nivel, por duhet të kalojmë disa etapa”, deklaroi Spalletti.

Trajneri pranoi se Juventusi ka humbur disi terren në vitet e fundit në raport me rivalët dhe nënvizoi se rruga drejt suksesit kërkon punë të vazhdueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket garës për një vend në Champions League, Spalletti paralajmëroi një sezon veçanërisht të vështirë. Sipas tij, tetë skuadra mund të luftojnë për katër vendet e para, çka e bën objektivin aspak të garantuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duhet të jemi realistë. Nëse renditni tetë skuadrat e para, do të detyroheni të lini jashtë ekipe të rëndësishme nga zonat e Champions League. Ne duhet të mendojmë për përmirësimin tonë çdo ditë dhe vetëm përmes punës mund t’u afrohemi objektivave”, u shpreh ai.

Spalletti foli edhe për rivalin kryesor në kampionat, Interin, duke e konsideruar skuadrën zikaltër favorite pas forcimit të bërë në merkato.

“Interi është një skuadër e fortë dhe e ka treguar këtë. Pas një merkatoje të mirë për t’u përforcuar, është në kushtet për ta fituar sërish kampionatin”, tha trajneri i Juventusit.

Në anën tjetër, Spalletti vlerësoi afrimet e reja të Juventusit, mes tyre Pape Sarr dhe Nick Ëoltemade, ndërsa shprehu keqardhje për dëmtimet e Kenan Yildiz dhe Khéphren Thuram. I pyetur për futbollistët më të fortë në Serie A, tekniku italian përmendi disa emra, por pati një zgjedhje të qartë për lojtarin e tij.

“Malen është një futbollist që ka tërhequr vëmendjen. Është shumë i fortë. Por ne kemi Yildiz, i cili sipas meje është më i forti”, deklaroi Spalletti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?