Spalletti kapet ‘mat’ me menaxherin e përgjithshëm të Fiorentinës
Menaxheri i përgjithshëm i Fiorentinës, Pantaleo Corvino dhe trajneri Luciano Spalletti janë takuar për të konsumuar një drekë së bashku në një prej restoranteve më të populluara të Firences.
Të dy ndajnë një miqësi të ngushtë ndërsa agjencia e lajmeve “Firenzeviola.it” ka shkruar se ky takim mund të jetë një nisje e negociatave që Spalletti sezonin e ardhshëm të marrë drejtimin e Fiorentinës, transmeton SYRI.net.
Gjithçka mbetet nën dritën e spekulimeve pasi ende nuk dihet nëse kjo drekë është konsumuar për çështje shoqërie apo për një ofertë zyrtare në drejtim të Fiorentinës.
KOHA JONË SONDAZH

