Spanja mund me “poker” Gjeorgjinë, përballje spektakolare me Gjermaninë në çerekfinale

Spanja është çerekfinalistja e radhës në Euro 2024. Skuadra iberike triumfoi 4-1 me përmbysje ndaj Gjeorgjisë, e cila rezultoi një surprizë e vërtetë këtë edicion.

Madje ata ishin të parët që do të kalonin në avantazh falë një autogoli të Le Normand. Gjithsesi Spanja gjeti forca për të reaguar, pasi në minutën e 39-të, Rodri dhuron spektakël me një goditje fantastike me të majtën në hyrje të zonës, duke e dërguar në cepin e portës.

Më pas pjesa e dytë do të dominohej totalisht nga Spanja, që do të realizonte edhe 3 gola të tjerë. Fabian Ruiz, Nico Williams dhe Dani Olmo ishin autorët e golave për ekipin e De La Fuente.

Spanja në çerekfinale do të sfidojë Gjermaninë, të premten, më 5 korrik, në një finale të parakohshme që premton spektakël. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP