Spanja përfitime rekord nga triumfi historik në Europianin e Gjermanisë

Spanja hyri në histori me suksesin e katërt në Europian. Triumfi i Spanjës “përkthehet” jo vetëm në një sukses në aspektin sportive, por edhe në përfitim monetare të federatës spanjolle si dhe lojtarëve kampionë.
7 fitoret e “Furisë së Kuqe” kanë bërë që federata të arkëtojë afro 29 milionë euro, maksimumi i mundshëm, diçka që erdhi prej të gjitha fitoreve. UEFA kishte vendosur që pjesëmarrja në aktivitet ishte 9.2 milionë euro, pra për të gjitha kombëtaret që morën pjesë.
Arkat u mbushën me 1 milionë euro për çdo fitore gjatë Europianit dhe 1,5 për kualifikimin në fazën e 1/8-ave dhe 2.5 për çerekfinalet dhe 4 për gjysmëfinalen.
Në fund ishte qershia mbi tortë 8 milionë euro për titullin kampion të fituar në “Olympiastadion”. Federata kishte negociuar me kapitenët e skuadrës për përqindjen e këtyre parave që do të fitonin në rast se do të bënin rrugëtim pozitiv dhe do të triumfonin në Europë. Por në fund u vendos që futbollistët do të përfitonin 30% të vlerës që fitohej në fushën e lojës nga rezultati.
KOHA JONË SONDAZH

