Spanja tregon forcën ndaj Arabisë Saudite, fiton me poker golash

Spanja ka regjistruar fitoren e saj të parë në Kupën e Botës 2026, duke triumfuar bindshëm 4-0 ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Grupit H.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Luis de la Fuente e zgjidhi takimin që në pjesën e parë. Ishte talenti i ri Lamine Yamal që hapi serinë e golave në minutën e 11-të, duke i dhënë avantazhin “La Roja”-s.

Vetëm dhjetë minuta më vonë, në skenë doli Mikel Oyarzabal, i cili realizoi golin e dytë në minutën e 21-të. Sulmuesi spanjoll nuk u mjaftua me kaq dhe tre minuta më pas shënoi sërish, duke kompletuar dopietën personale dhe duke çuar rezultatin në 3-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillimin e pjesës së dytë, Spanja vulosi fitoren. Një aksion i nisur nga Marc Cucurella në minutën e 49-të detyroi mbrojtësin saudit Abdulelah Al-Tambakti të shkaktonte autogol, duke fiksuar shifrat përfundimtare 4-0.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kësaj fitoreje, Spanja ngjitet në kuotën e katër pikëve në Grupin H dhe forcon pozitat në garën për kualifikim, ndërsa Arabia Saudite mbetet me vetëm një pikë pas dy ndeshjeve të para.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?