SPECIALE/ 0 humbje dhe vetëm 6 gola të pësuar në 16 ndeshje, Arsenali një “makineri” perfekte
Arsenali do të zbresë në finalen e Champions League në Budapest me një statistikë që rrit ndjeshëm besimin e londinezëve: skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta nuk ka pësuar asnjë humbje gjatë këtij edicioni europian.
Me 14 ndeshje të zhvilluara, nëntë fitore dhe asnjë disfatë, “Topçinjtë” kanë ndërtuar një rrugëtim që është karakterizuar nga stabiliteti, kontrolli taktik dhe pjekuria sportive, elementë që shpesh kishin munguar në vitet e fundit në netët e mëdha europiane.
Sinjalet e para të një Arsenali ambicioz u dhanë që në fazën e kampionatit, ku londinezët siguruan fitore të rëndësishme ndaj kundërshtarëve me peshë. Suksesi në transfertë ndaj Athletic Club, triumfi bindës 4-0 kundër Atlético Madrid, si dhe fitoret ndaj Bayern Munich dhe Interit konfirmuan ambiciet reale të skuadrës për të shkuar deri në fund të kompeticionit.
Megjithatë, faza me eliminim direkt ishte ajo që tregoi rritjen më të madhe të Arsenalit. Në përballjen ndaj Bayer 04 Leverkusen, anglezët demonstruan kontroll emocional dhe organizim, duke barazuar në Gjermani dhe fituar më pas në Londër pa lënë hapësira për surpriza.

Edhe ndaj Sporting, Arsenal tregoi pragmatizëm maksimal, duke fituar minimalisht në transfertë dhe ruajtur avantazhin në ndeshjen e kthimit. Një tjetër provë force erdhi në gjysmëfinale ndaj Atlético de Madrid, një skuadër e njohur për eksperiencën në duelet me eliminim direkt. Megjithatë, londinezët rezistuan ndaj presionit, morën një barazim në Madrid dhe siguruan finalen falë fitores minimale në ndeshjen e kthimit.
Një nga statistikat më mbresëlënëse të Arsenalit mbetet mbrojtja. Vetëm dy gola të pësuar në fazën me eliminim direkt dhe gjashtë në total gjatë gjithë kompeticionit tregojnë një skuadër që nuk mbështetet vetëm te cilësia sulmuese, por edhe te organizimi, disiplina taktike dhe aftësia për të menaxhuar momentet e vështira.
Në finalen e Budapestit, përballë Arsenalit do të jetë Paris Saint-Germain F, kampioni në fuqi i Europës, që synon të bëhet skuadra e parë pas Real Madrid që fiton dy Champions League radhazi në epokën moderne. Megjithatë, Arsenal udhëton drejt këtij dueli me një bindje të fortë: deri tani, askush nuk ka arritur ta mposhtë.
RRUGËTIMI I ARSENALIT
Faza e Ligës
Athletic – Arsenal 0-2
Arsenal – Olympiacos 2-0
Arsenal – Atletico 4-0
Slavia Prague – Arsenal 0-3
Arsenal – Bayern Munich 3-1
Bruges – Arsenal 0-3
Inter – Arsenal 1-3
Arsenal 2-3 Kairat-
Raundi i 16-të
Bayer Leverkusen – Arsenal 1-1
Arsenal – Bayer Leverkusen 2-0
Çerekfinalet
Sporting – Arsenal 0-1
Arsenal – Sporting 0-0
Gjysmëfinale
Atletico Madrid – Arsenal 1-1
Arsenal – Atletico Madrid 1-0
KOHA JONË SONDAZH

