SPECIALE/ 10 sulmuesit me më shumë ndikim në ekipet e tyre (FOTO LAJM)
Disa ekipe varen më shumë nga sulmuesit se ekipet e tjera. Gazeta “Marca” ka publikuar listën me 10 futbollistë që kanë më shumë ndikim.
Ciro Immobile
Fituesi i Këpucës së Artë ka shënuar 36 gola këtë sezon, 46 për qind të totalit të golave të Lazios gjatë këtij sezoni
Habib Diallo
Senegalezi ka shënuar 12 gola në Ligue 1 këtë sezon, 44 për qind të golave të Metzit nga 27 në totali i golave
Danny Ings
Me 22 gola në Premier League, ai ka shënuar 43 për qind të totalit të përgjithshëm të golave të ekipit të Southampton.
Rouëen Hennings
Me 15 gola ka shënuar 42 për qind të totalit të golave të Dusseldorfit në Bundesligë.
Cristiano Ronaldo
Portugezi ka shënuar 41 për qind të 75 golave të shënuar këtë sezon nga Juventusi për të fituar titullin.
Wissam Ben Yedder
44 për qind të golave nga Monaco këtë sezon janë realizuar nga ish-sulmuesi i Sevillas.
Pierre-Emerick Aubameyang
Bomberi nga Gaboni ka shënuar 39 për qind të totalit të golave të shënuar nga topçinjtë këtë sezon në Premier League.
Moussa Dembele
Sulmuesi i ekipit francez ka shënuar 16 gola në total, duke arritur shifrën e 38 për qind të golave totale të Lyon-it.
Iago Aspas
Futbollisti kryesor që ndihmoi Celta Vigon që të mbijetonte, duke realizuar 38 për qind të golave të shënuar. Ai e dërgoi topin 14 herë në rrjetë.
Raúl García
Pavarësisht se nuk është një numër 9 dhe titullar fiks, ai ka shënuar plotë 15 gola, ose 37 për qind të golave në total të ekipit të Bilbaos.