Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SPECIALE/ Nga Turqia te Franca, viti 2019 i nisur dhe i mbyllur keq nga Kombëtarja (VIDEO)

Sporti E hënë, 30 Dhjetor 2019 18:42
SPECIALE/ Nga Turqia te Franca, viti 2019 i nisur dhe i mbyllur keq nga Kombëtarja (VIDEO)
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kombëtarja jonë ka pasur një vit 2019 të vështirë, me shumë probleme dhe rezultate me plotë ulje-ngritje. Nëse i hedhim një statistikave, ato nuk janë aspak premtuese. Vetëm 4 fitore në 10 ndeshje, 1 barazim dhe 5 humbje. Në duelin e parë në drejtimin e ekipit ishte Panucci, i cili do të shkarkohej për t’i lënë vendin trajnerit Edy Reja, i cili mori përkohësisht drejtimin e skuadrës.

22 mars, Shqipëri-Turqi 0-2

Fushata kualifikuese për “Euro 2020” nisi në mënyrën më të keqe të mundshme nën drejtimin e trajnerit Panucci, teksa u mundëm lehtësisht 2-0 nga Turqia në “Loro Boriçi”. Miqtë do të zhbllokonin rezultatin në minutën e 21-të, teksa nga gabimi i Gjimshitit erdhi dhe rrjeta e Burak Jëllmaz brenda zonës. Kuqezinjtë provuan pa sukses të rikthenin baraspeshën madje në një rast pretenduan për penallti me Uzunin. Në minutën e 55 Turqia shënoi dhe golin e dytë me një zbritje të shpejtë në sulm që u finalizua në mënyrën më të bukur. Çallhanoglu arriti që të mposhtë Etrit Berishën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

23 mars, shkarkohet Panucci

Federata Shqiptare e Futbollit ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. Strategu italian mori drejtimin e kuqezinjve në verën e 2017-ës, ku zëvendësoi Gianni De Biasin, ndërsa debutoi me ndeshjet kundër Lichtensteinit dhe Maqedonisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Image result for panucci albania

25 mars, Andorra-Shqipëri 0-3

Shqipëria fitoi me Andorra-n duke siguruar kështu 3-pikëshin e parë të kualifikueseve të “Euro 2020”. Në minutën e 21-të, Armando Sadiku përfitoi nga një gabim i vendasve në mbrojtje. 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, ishte një gabim i vendasve që i dha mundësinë Balajt që të rrëmbejë një top dhe të shënojë golin e dytë të kësaj sfide. Në minutat shtesë, Abrashi do ta kishte të thjeshtë për të shënuar golin e tretë.

Mund t'ju interesojë

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Para 11 orësh
Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Para 11 orësh
Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Para 12 orësh

8 qershor, Islandë-Shqipëri 1-0

Edy Reja debutoi me një humbje minimale ndaj Islandës në transfertë. Kuqezinjtë pësuan gol në minutën e 22-të, teksa për vendasit do të shënonte Gudmundsson. Kombëtarja jonë kishte disa raste të mira shënimi por mungonte finalizimi ku Balaj dhe Cikalleshi nuk ishin në ditët e tyre më të mira.

11 qershor, Shqipëri-Moldavi 2-0

Shqipëria mori një fitore të thjeshtë me 2 gola ndaj Moldavisë. Goli për Shqipërinë u realizua vetëm në minutën e 66-të, teksa Sokol Cikalleshi shënoi i pari në portën e Moldavisë. Kur ndeshja ishte pranë përfundimit, Ylber Ramadani dyfishoi rezultatin në minutën e 93-të, duke i dhënë kuqezinjve një fitore bindëse.

7 shtator, Francë-Shqipëri 4-1

Shqipëria humbi 4-1 përballë kampionëve të botës në futboll, duke iu larguar ëndrrës për kualifikimin në Europianin 2020. Sfida nisi me një gabim trashanik të vendasve që në dy raste vendosën himne të gabuara, teksa u detyruan më pas që të kërkonin falje, por nuk i shpëtuan një gjobe nga UEFA. Ndeshja do të kishte pak histori, teksa Coman do të shënonte dy herë në minutën e 8të dhe të 68-të, ndërkohë që Giroud dhe Ikone do të realizonin dy golat e tjerë. Golin e nderit për kuqezinjtë tanë e shënoi Cikalleshi me penallti në fundin e kohës së rregullt.

10 shtator, Shqipëri-Islandë 4-2

Kuqezinjtë bënë një ndeshje spektakolare ndaj islandezëve në “Elbasan Arena”. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0 me gol të Kastriot Dermakut, me goditje me kokë. Në pjesën e dytë janë shënuar edhe 3 golat për kuqezinjtë me autor: Hysaj, Roshi dhe Cikalleshin. Për miqtë do të gjende dy herë rrugën e rrjetës Sigurðsson.

11 tetor, Turqi-Shqipëri 1-0

Kombëtarja u mund rezultatin 1-0 në sfidën e luajtur në Stamboll. Kuqezinjtë, edhe pse treguan një lojë të mirë pësuan në minutën e 90-të, duke çuar dëm përpjekjet e bëra gjatë takimit. Cenk Tosun realizoi duke përfituar nga një mosmarrëveshje mes Ismajlit dhe Strakoshës.

14 tetor, Moldavi-Shqipëri 0-4

Kuqezinjtë morën një fitore spektakolare me 4 gola në transfertë. Cikalleshi zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të, ndërkohë që Bare dhe Trashi shënuan në fraksionin e parë. Në fundin e kohës së rregullt, do të festonte edhe Manaj.

14 nëntor, Shqipëri-Andorra 2-2

Kombëtarja nuk arriti të fitonte kundër Andorrës duke barazuar me rezultatin 2-2 në “Elbasan Arena”. Ndeshja nisi mjaft mirë për ne duke shënuar gol që në minutën e 6-të me anë të Bekim Balajt. Pas 12 minutash miqtë barazojnë me Martinez i cili realizoi edhe golin e dytë në minutën e 49-të. Manaj do të rikthente baraspeshën duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar në minutën e 55-të në 2-2.

17 nëntor, Shqipëri-Francë 0-2

Ishte një ndeshje historike për kuqezinjtë pasi u përurua stadiumi i ri Kombëtar, por sërish francezët nuk falën. Në minutën e 8-të, Corentin Toliso gjeti lehtësisht golin në një goditje dënimi të Griezmann. 10 minuta nga përfundimi i pjesës së parë, francezët gjetën golin e dytë në një pasaktësi të mbrojtjes shqiptare. Antoine Griezmann nuk e pati të vështirë të shënonte. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Etiketat e lidhura

kombetarjakualifikuesetRozalb Likaskanerispeciale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 6 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 7 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.