SPECIALE/ Fundi i ciklit te Barcelona, lista e largimeve nga Koeman te Messi apo Griezmann

“Kur flas për fundin e ciklit ose rinovimet, mendoj se është gjëja e duhur për t’u bërë”.Kjo është fraza e përdorur së fundmi nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili ka paralajmëruar lëvizje të rëndësishme në”Camp Nou”. Duke parë edhe problemet ekonomike të krijuara nga pandemia, lëvizjet janë të detyruara. Nën këtë panoramë, ka një sërë çështjesh që Laporta dhe Bordi i tij do të duhet të përballen këtë verë në këtë proces rinovimi.

Situata e Koeman

Deri më sot nuk ka asnjë siguri që Ronald Koeman nuk do të vazhdojë si trajner i Barcelonës. Joan Laporta ka dyshime, por e ardhmja e trajnerit holandez sezonin e ardhshëm në javët e fundit është venë në diskutim. Nuk është një vendim i parëndësishëm. Projekti duhet të fillojë me trajnerin e përcaktuar, i cili do të duhet të jetë në sinkronë me planet e klubit për blerjet dhe largimet. Koeman nuk konsiderohet fajtori i vetëm në sezonin jo shumë pozitiv të katalanasve. Ai ka fituar vetëm Kupën e Mbretit, një trofe që duket i pamjaftueshëm.

Rinovimi me Lionel Messin

Për Laportën është një çështje prioritare. Madje është më e rëndësishme se blerja e një futbollisti të ri. Numri një i katalanasve po bën gjithçka për ta bindur që të rinovojë, një mision që deri më tani nuk është se ka shkuar keq. Por, edhe nëse Messi do të pranonte të ulte çmimet e tij, Barcelona do të duhet të bëjë sforco të tjera ekonomike, siç është transferimi i Haaland. Për “Pleshtin” nuk ka dyshime, pavarësisht moshës së tij, duhet të vazhdojë të jetë flamurtari i Barcelonës, aq më tepër kur, edhe një herë, ai ka qenë më i miri edhe këtë sezon.

Shitja e Griezmann

Tani për tani që ai është në versionin e tij më të mirë që kur zbarkoi në Camp Nou. Antoine Griezmann gjithsesi është në listën e daljeve të mundshme, por jo për arsye sportive, por ekonomike. Klubi duhet të bëjë disa lëvizje për të ekuilibruar numrat dhe mes tyre është edhe francezi për ta lehtësuar disi situatën. Largimi i tij mund të shoqërohet me mbushjen e arkave me një shifër të rëndësishme. E ardhmja e tij do të varet edhe nga ajo e Messit. Nëse argjentinasi do të largohet, atëherë situata e tij ndryshon, teksa mund të qëndrojë dhe të bëhet edhe një elementë më i rëndësishëm.

Largimi i futbollistëve që kanë dështuar

Nëse largimi i mundshëm i Griezmann është për shkak të një çështje thjesht ekonomike, nuk është aq për lojtarët e tjerë. Klubi dëshiron të heqë qafe lojtarë si Coutinho, Umtiti, Pjanic, Junior Firpo, Matheus dhe Braithwaite, të cilët kanë bërë paraqitje të dobëta. Largimi i tyre mund të jetë i dobishëm për të lehtësuar disi pagat e mëdha që ka klubi katalanas. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

 

 

 

SHKARKO APP