SPECIALE/ Kaos dhe spektakël, PSG kërkon historinë në rrugëtimin fantastik të këtij sezoni në Champions

Spektakolar, i paparashikueshëm dhe shpesh dominues. Paris Saint-Germain ka arritur edhe një herë në finalen e Champions League dhe tashmë përgatitet për sfidën vendimtare ndaj Arsenalit në Budapest, ku synon të shkruajë historinë me një tjetër triumf europian.

Rrugëtimi i skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique ka qenë gjithçka, përveçse i zakonshëm. Që në fazën e kampionatit, PSG tregoi forcën sulmuese dhe karakterin shpërthyes, duke nisur aventurën me një fitore bindëse ndaj Atalanta, triumf në Barcelonë dhe një sukses spektakolar 7-2 në transfertë kundër Bayer 04 Leverkusen, në një nga paraqitjet më mbresëlënëse të sezonit. Po aq spektakolare ishte edhe fitorja 5-3 ndaj Tottenham.

Megjithatë, rruga drejt finales nuk ka qenë pa pengesa. Dy humbje ndaj Bayern Munich dhe Sporting, si dhe barazimi ndaj Neëcastle United në fund të fazës së kampionatit, detyruan francezët të kalonin përmes një faze “playoff”, ku eliminuan Monacon pas një përballjeje të vështirë dhe rezultati të përgjithshëm të ngushtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

How much money will the Champions League winner receive in the PSG vs  Arsenal match? | MARCA

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ai moment, PSG duket se ndryshoi ritëm dhe stabilitet. Në fazat me eliminim direkt, skuadra pariziene dominoi kundërshtarët, duke kaluar me autoritet Chelsea dhe Liverpoolin, ndërsa në gjysmëfinale përballë Bayern Munich ofroi dy ndeshje që konsiderohen simbol i sezonit të saj europian.

Në Paris, PSG triumfoi në një duel spektakolar me shumë gola, ndërsa në ndeshjen e kthimit tregoi pjekuri dhe aftësi për të menaxhuar presionin, duke siguruar një barazim që i hapi rrugën drejt finales së madhe.

Tashmë, skuadra franceze është vetëm një hap larg historisë. Që prej sezonit 1992/93, kur kompeticioni mori emrin zyrtar UEFA Champions League, vetëm Real Madrid ka arritur të fitojë dy edicione radhazi të turneut. Tani mbetet të shihet nëse PSG, me yje si Khvicha Kvaratskhelia dhe pjesën tjetër të skuadrës, do të arrijë të hyjë përfundimisht në histori.

RRUGËTIMI I PSG

Faza e Ligës
PSG – Atalanta 4-0
Barcelona – PSG 1-2
Bayer Leverkusen – PSG 2-7
PSG – Bayern Munich 1-2
PSG – Tottenham 5-3
Athletic – PSG 0-0
Sporting – PSG 2-1
PSG – Newcastle 1-1

Playoff
Monaco – PSG 2-3
PSG – Monaco 2-2

Raundi i 16-të
PSG – Chelsea 5-2
Chelsea – PSG 0-3

Çerekfinale
PSG – Liverpool 2-0
Liverpool – PSG 0-2

Gjysmëfinalet
PSG – Bayern 5-4
Bayern – PSG 1-1

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?