SPECIALE/ Kaos me Pankinat në Seria A – Conte mban peng Juven dhe Napolin, të gjithë duan Allegrin

Sezoni më emocionues i viteve të fundit në Serie A ka përfunduar me triumfin e Napolit, që fitoi titullin e katërt kampion në histori pas një gare të fortë deri në javën e fundit. Por, ndërsa gëzimi i tifozëve është ende i freskët, futbolli italian po përjeton një “tërmet” të vërtetë në pankina: asnjë nga tetë skuadrat e para nuk ka të konfirmuar trajnerin për sezonin e ardhshëm.

NAPOLI – Të gjithë në pritje të vendimit të Conte

Festa e titullit është shoqëruar me pasiguri për të ardhmen e Antonio Conte-s në pankinën e Napolit. Marrëdhëniet me presidentin De Laurentiis kanë qenë të tensionuara gjatë sezonit, por vetë klubi ka lënë të hapur mundësinë për vazhdim, duke ofruar edhe një merkato ambicioze. Kjo ka bërë që Conte të reflektojë dhe të mos e përjashtojë qëndrimin.

Ndërkohë, tratativat me trajnerë të tjerë janë pezulluar. Massimiliano Allegri, një nga opsionet kryesore, është shumë pranë Milanit. Më e vështirë është pista Italiano (i cili pritet të rinovojë me Bolognan), ndërsa vëmendja është edhe te Pioli dhe Gasperini.

Përqindjet e mundshme për pankinën e Napolit:

Allegri, l'agente: "Milan o Napoli? Non lo vedo da nessuna parte, non c'è nulla di concreto. Non ho certezza che Conte vada via" - calcionapoli24.it mobile

Antonio Conte – 50%

Massimiliano Allegri – 20%

Stefano Pioli – 15%

Gian Piero Gasperini – 10%

Vincenzo Italiano – 5%

INTER – Inzaghi “tundohet” nga Arabia, Fabregas dhe Allegri në pritje

Pavarësisht suksesit në kampionat dhe një tjetër finale Champions, e ardhmja e Simone Inzaghi-t është e paqartë për shkak të ofertave të fuqishme nga Arabia Saudite. Ai vetë ka konfirmuar se vendimi do të merret pas sezonit, e ndikuar edhe nga projektet që do t’i ofrojë klubi.

Në prapaskenë, Interi po studion opsione të reja: Massimiliano Allegri, me të cilin Marotta ka punuar në të kaluarën, dhe surpriza Cesc Fabregas janë në listë.

Përqindjet për pankinën e Interit:

Allegri vs Inzaghi: Vieri picks who he thinks is the better coach | Juvefc.com

Simone Inzaghi – 65%

Massimiliano Allegri – 25%

Cesc Fabregas – 10%

JUVENTUS – Conte mbetet prioritet, Tudor në pritje

Antonio Conte është objektivi kryesor i Juventusit për të rikthyer lavdinë. Megjithatë, riforcimi i pozicioneve të tij në Napoli mund të ndryshojë gjithçka. Igor Tudor, aktualisht në detyrë, nuk ka shumë garanci për të ardhmen dhe po konsideron largimin. Opsione të tjera si Palladino apo Gasperini duken më të largëta, ky i fundit shumë pranë Romës.

Përqindjet për pankinën e Juventusit:

Conte-Juve, arriva la risposta di Tudor in conferenza: che stoccata! - Spazio Napoli

Antonio Conte – 50%

Igor Tudor – 30%

Gian Piero Gasperini – 10%

Raffaele Palladino – 10%

MILAN – Allegri i parapëlqyeri, Motta në horizont

Milani po përpiqet të mbyllë me sukses negociatat me Massimiliano Allegrin për ta bërë trajnerin e ri të skuadrës. Pavarësisht kontakteve të mëhershme me Napolin, Milani ofron një projekt të ri dhe kontratë trevjeçare me vlerë 3.5 milionë euro + bonuse. Nëse marrëveshja nuk finalizohet, emri tjetër në listë është Thiago Motta, i cili dëshiron të rikuperojë reputacionin pas dështimit te Juventus.

Përqindjet për pankinën e Milanit:

One big difference between Motta and Allegri at Juventus and it's not the point tally

Massimiliano Allegri – 80%

Thiago Motta – 15%

Vincenzo Italiano – 5%

© Rozalb Lika – Koha Jonë

SHKARKO APP