Spektakël me 4 gola mes Laçit dhe Vlaznisë, por nuk ka fitues
Emocione, gola dhe spektakël, por nuk ka fitues ndeshja mes Laçit dhe Vllaznisë. Përfundon 2-2 sfida që hapi javën e 27-të të kampionatit Abissnet Superiore.
Pjesa e parë është dominuar nga Laçi, që e mbylli pjesën e parë të lojës në avantazh të dyfishtë, falë golave të shënuar nga Myrta dhe Tresa.
Vllaznia dominon pjesën e dytë. Shënon dy gola me Çobën dhe Mensah, madje i afrohet disa herë golit të përmbysjes, por pa arritur që të shënojë golin e tretë. Mbyllet në barazim 2-2 sfida në Laç dhe dy skuadrat detyrohen që të ndajnë nga një pikë.
Kurbinasit ngjiten në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Vllaznia në kuotën e 46 pikëve në klasifikim.
KOHA JONË SONDAZH

