Spektakël me 7 gola në “Air Albania”, Skënderbeu thyen Tiranën. Vllaznia barazon me Partizanin

Tirana thyhet në “Air Albania”, ndërkohë që përfundon në barazim 1-1 Vllaznia-Partizani. Bardheblutë u mposhtën 3-4 nga Skënderbeu. Fitore fantastike e skuadrës korçare, që shënoi me nigerianin Ahanonu (2x) Shaqen dhe Liçon.

Golat e Abazajt (p), Përgjonit dhe Patrick nuk sollën asnjë pikë për skuadrën e Ahmatajt, që sot regjistroi humbjen e shtatë sezonale në Superiore. Tirana mbetet e katërta me 30 pikë, katër më shumë se Laçi dhe pesë mbi Skënderbeu.

“Paqe” në “Loro Boriçi”. Të dy golat u realizuan në pjesën e parë të ndeshjes. Kampionët kaluan në avantazh falë golit me kokë të senegalezit Gueye (23’), por shkodranët barazuan falë një penallti të ekzekutuar saktë nga Balaj (42’).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?