Spektakël në Bundesliga: Rashica humb penallti, Gjasula vendos rekord!
Plot 8 gola janë shënuar në pjesët e para të pesë sfidave të orës 15:30. Union Berlin udhëheq me rezultatin 0-1 në transfertë kundër Koln, falë golit të Friedrich në minutën e 39-të.
Në derbin e shqiptarëve mes Paderborn dhe Werder, është ekipi i Rashicës që kryeson 0-3. Ylli dardan humbi një penallti për Werderin, ndërsa Gjasula vendosi një rekord në Bundesliga, duke marrë kartonin e 17-të të verdhë.
Dusseldorf rezistoi ndaj Borussia Dortmund, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa Wolfsburg udhëheq me rezultatin 2-1 ndaj Freiburgut të Abrashit.
?????????????????
Klaus Gjasula has been booked in Paderborn’s meeting with Werder Bremen, his 17th yellow card of the season, a new Bundesliga record pic.twitter.com/AB9JG0NhRo
— WhoScored.com (@WhoScored) June 13, 2020
/abcnews.al