Spektakël në Champions/ Fitojnë Barcelona dhe Liverpooli, ndalet Juventusi

Mbrëmje spektakolare në Champions League. Barcelona mund Benficën 4-5, në një sfidë që rezultoi si një ndër më emocionueset deri më tani. Për të fituar këtë takim, katalanasve iu desh që të realizonin 3 gola në fund.
Liverpool kualifikohet në fazën tjetër, pas fitores 2-1 ndaj Lille. Juventus barazoi pa gola ndaj Brugge, në një sfidë ku të dyja skuadrat u treguan shumë të kujdesshme në prapavijë.
Bologna përmbysi 2-1 Dortmund, me verdhezinjtë që vijojnë të mos jenë në formë. Atletico mundi 2-1 Leverkusen, ndërsa Zvezda-PSV përfundoi 2-3.