Spektakël në Premier League, Nottingham mund me 7 gola Brighton
Premier League është padyshim kampionati më spektakolar në europë, me futbollin anglez që surprizon javë pas jave. Një nga këto surpriza është padyshim dhe Nottingham Forest, skuadër e cila një vit më parë luftonte për të mbijetuar.
Skuadra e drejtuar nga Nuno Espirito Santo arriti një fitore spektakolare në ndeshjen e parë të javës së 24-të, pikërisht një javë pasi u mposht 5-0 nga Bournemouth.
Nottingham luajti në shtëpi përballë Brighton, duke triumfuar me rezultatin e thellë 7-0. Ylli i kësaj sfide ishte 33-vjeçari Chris Ëood, i cili shkëlqeu me një tripletë, duke marrë me vete topin në shtëpi.
Nottingham konfirmoi dhe një herë që nuk ndodhet rastësisht në vendin e tretë.
KOHA JONË SONDAZH

