Spektakël sot në Champions/ Fillon në Stamboll, ja 4 super duelet e mbrëmjes

Mbrëmjen e sotme rikthehet spektakli i UEFA Champions League me ndeshjet e para të fazës së 1/8-ave, ku disa nga klubet më të mëdha të Evropës zbresin në fushë për të hedhur hapin e parë drejt çerekfinaleve.

Në program janë katër përballje shumë interesante. Sfida që hap mbrëmjen është ajo mes Galatasaray dhe Liverpool, e cila luhet në Stamboll dhe pritet të jetë një duel i fortë. Skuadra turke pasi eliminoi në mënyrë surprizuese Juventusin, do të kërkojë një tjetër mrekulli ndaj ekipit të Slot, që nuk po kalon një moment shumë pozitiv.

Në orën 21:00 zhvillohen tre ndeshje të tjera të mëdha. Atalanta pret në Bergamo gjigantin gjerman Bayern Munich, ndërsa në Spanjë Atlético Madrid përballet me Tottenham Hotspur. Skuadra bavareze do të synojë një rezultat pozitiv që në sfidën e parë për ta patur më të thjeshtë kualifikimin. Atletico ndërkohë është më favorite ndaj një Tottenhami që është në krizë rezultatesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Angli, Newcastle United sfidon Barcëlonën në “St. James’ Park”. Skuadra angleze nuk duhet nënvlerësuar dhe këtë gjë e dinë dhe yjet e klubit blaugrana, që në letër futen në fushë si favorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?