Spence mbërrin te Interi, anglezi gati për aventurën e re në Milano

“Hello everyone, forza Inter”. Me këto fjalë Djed Spence u prezantua para tifozëve të Interit, pasi mbërriti në Milano për të nisur aventurën e tij të re me kampionët e Italisë.

Mbrojtësi i djathtë anglez, i lindur në vitin 2000, zbarkoi gjatë natës në aeroportin e Linate-s dhe përshëndeti tifozët e paktë që e pritën, përpara se të drejtohej drejt hotelit. Spence vjen nga Tottenham dhe pritet të ketë një rol të rëndësishëm në skuadër pas largimit të Denzel Dumfries drejt Real Madridit.

Ditën e sotme, anglezi ka nisur procedurat e vizitave mjekësore në qendrën e CONI-t në Milano. Pas përfundimit të tyre pritet firma mbi kontratën që do ta lidhë me Interin deri në vitin 2031, me një pagë rreth 3 milionë euro në sezon**.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për kartonin e Spence, Interi do të paguajë rreth 30 milionë euro, ndërsa marrëveshja përfshin edhe 2 milionë euro të tjera në formën e bonuseve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Spence pritet t’u bashkohet shokëve të rinj pas kthimit nga Bari, ku Interi do të luajë miqësoren e fundit ndaj Betisit përpara nisjes së kampionatit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?