Spezia eliminon Romën në Kupën e Italisë, Ismajli triumfon ndaj Kumbulla-s (VIDEO)

Spezia bën surprizën e madhe në Kupën e Italisë teksa ka arritur që të eliminojë Romën. Skuadra ku aktivizohet Ismajli fitoi 4-2 pas kohës shtesë, duke siguruar një biletë për në çerekfinale.

Ndeshja nisi shumë keq për Kumbulla-n dhe shokët e tij, që pësuan dy gola në 15 minutat e para. Galabinov me penallti dhe Saponara shënuan për Spezian. Roma arriti të kundërpërgjigjej me Pellegrinin me penallti dhe më pas barazoi me Mkhitaryan, duke e dërguar ndeshjen në shtesë.

15 minutat e para nisën në mënyrë të tmerrshme për verdhekuqtë që morën dy karton të kuq brenda 1 minute, teksa u ndëshkuan Mancini dhe portieri Pau Lopez. Spezia përfitoi duke shënuar me Verde në shtesën e dytë, ndërkohë që Saponara vulosi gjithçka në fund me një parabël të bukur. Derbi mbrëmjen e sotme mes mbrojtësve shqiptar, u fitua nga Ismajli. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP