Spezia leksion futbolli Milanit, Ismajli “fut në xhep” Ibrahimovic (VIDEO)

Spezia mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një ndeshje perfekte duke mundur Milanin në shifrat 2-0. Skuadra e Vincenzo Italiano ishte dominues për pjesën më të madhe të sfidës duke krijuar shanse të shumta shënimi. Ardjan Ismajli u aktivizua nga minuta e parë, duke qenë një nga më të mirët në fushë, duke ndalur në çdo aksion Ibrahimovic.

Golat e vendasve u shënuan të dy në fraksionin e dytë. Maggiore zhbllokoi rezultatin në minutën e 56-të pas një aksioni të gjatë. Në minutën e 67-të, Bastoni shënoi një super gol duke i dhënë qetësinë e nevojshme skuadrës së tij në minutat e fundit.

Ashtu si Juventusi, edhe Milani pëson humbjen e tretë sezonale, ndërkohë që Spezia largohet me 9 pikë nga zona e rënies nga kategoria. /R.Lika-Koha Jone /

SHKARKO APP