Spikati gjatë Europianit, skuadra gjermane i ofron rinovimin Gjasulës

Klaus Gjasula kaloi një Europian të mbushur me emocione të mëdha, pasi shënoi dy herë, njërin në portën e tij dhe njërin për barazimin ndaj Kroacisë.

Performanca e tij pozitive, nuk ka mbetur pa u vënë re edhe nga klubi i tij, Darmstadt 98. Skuadra gjermane i ka ofruar menjëherë rinovimin e kontratës Gjasulës.

Siç duket paraqitjet e Gjasulës në Euro 2024 kanë bindur akoma më shumë gjermanët për t’i rinovuar kontratën dhe për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.

34-vjeçari është një lider te ekipi gjerman, skuadër që militon në Bundesliga 2. Kujtojmë se futbollisti kryeqytetas është pjesë e Darmstadt që prej vitit 2021.

SHKARKO APP